DHURO GJAK, DHURO NJE JETE! 5 PERFITIMET SHENDETSORE NGA DHURIMI I GJAKUT
October 19, 2018
0 comments
Share

DHURO GJAK, DHURO NJE JETE! 5 PERFITIMET SHENDETSORE NGA DHURIMI I GJAKUT

Nje pickim merimange nuk do te mund t’ju shnderroje në nje superhero, por nje pickimi i vogel i ages se nje shiringe dhe shume pak nga koha juaj, sigurisht që mundet.

PO, duke dhuruar gjak ju mund te shpetoni çdo here deri në tre jete njerezish. Dhe ketu vjen edhe lajmi i mire: dhurimi i gjakut jo vetem qe eshte tmerresisht i dobishem per ate që e merr, por eshte provuar që perfiton nga ana shendetsore edhe personi që dhuron.


Shume njerez dhurojne gjak, sepse duan te ndihmojne te tjeret, perse nuk behesh edhe ti pjese e kesaj ndihme, në këtë forme largon friken që ke nga shiringat dhe fobine se kushedi ç’do te te ndodhe po tu hoq ca gjak nga trupi. Pa merak, se nëse e ben, perveç se ke kontribuar per te shpetuar deri në 3 jete, ke shpetuar edhe veten.

Ja dhe arsyet, që do te te bejne te ngrihesh nga vendi dhe te bashkohesh me te gjithe dhuruesit e tjere per te dhene diçka nga vetja jote. Nuk i dihet, neser mund te jesh ti, apo nje njeri i dashur i joti.

 

1. KENAQESIA E TE SHPETUARIT TE NJE JETE

Eshte nje ndjenje kaq e bukur te mund t’u vish në ndihme mjekeve, per te shpetuar nje jete. Nuk ka zevendesues per gjakun e njeriut. Gjaku që ju dhuroni ndahet në disa perberes në baze te nevojave te pacientit. Çdo perberes mund te perdoret per paciente te ndryshem, per qellime te ndryshme. Shume bebe te porsalindura mund te perfitojne nga nje dhurues i vetem, pasi kerkesa e tij per gjak eshte e ulet. Sa here që ju dhuroni gjak, ju mund te ndihmoni 3-4 individe perfitues.
Ndjenja e kenaqesine që lidhet me dhurimin e gjakut ka lidhje si me permiresimin e shendetit emocional dhe atij fizik. Behu edhe ti nje superhero duke dhuruar gjak.

 

2. CHECK-UP SHENDETESOR FALAS

Ju mund te dhuroni gjak vetem nese jeni te shendetshem mjaftueshem per ta bere nje gje te tille. Perpara çdo proçesi te dhurimi te gjakut, dhuruesit i behet nje check-up i hollesishem krejtesisht falas. Ky do te ishte nje perfitim mjaft i mire per ju. P.sh.: ju do te viheni në dijeni per çdo anormalitet te presionit tuaj te gjakut. Kjo do t’ju ndihmoje që te diagnostikohet që në fazat e para nje problem i mundshem shendetesor, i cili mund te shfaqet rrezikshem me pas. Pra, i paraprini rreziqeve te mundshme.
Perpos kesaj, pasi eshte bere dhurimi i gjakut, gjaku dhe produktet derivate te tij skanohen per te verifikuar infeksione te ndryshme. Ju mund te pranoni te informoheni në rast se gjate testimit te gjakut tuaj jane gjetur anomali.
Dhurimet e vazhdueshme te gjakut jane check-up shendetesor falas, që do t’ju ndihmojne te qendroni te shendetshem. Fatkeqesisht e kemi zakon, që nuk veme tek mjeku per nje check-up shendetesor deri në momentin që na ka ardhur litari në gryke e s’kemi ç’bejme as ne dhe as mjeku.

 

3. ZVOGELON RREZIKUN E SEMUNDJEVE TE ZEMRES

Dhurimi i rregullt i gjakut ndihmon te mbahet niveli i hekurit nen kontroll, sidomos tek meshkujt. Kjo ka treguar që ndikon në zvogelimin e rrezikut ndaj semundjeve te zemres. Edhe pse hekuri eshte nje element thelbesor per funksionimin e duhur te organizmit, niveli i tepruar i hekurit mund te rezultoje në demtime te medha oksidative. Demtime oksidativ eshte keqberesi me i madh që ka lidhje me pershpejtimin e plakjes dhe goditjeje në zemer.

 

4. DIGJNI KALORI

Mos mendoni që kalorite digjen vetem neper palestra, mjafton nje dhurim gjaku dhe digjni 650 kalori, kalori te cilat ju duhet t’i harxhoni duke bere 45 minuta box me nje jastek. Po perse, te mos e lini nje dite boksin e te harxhoni me pak minuta, te shtriheni te ai jasteku I spitalit qete-qete, te harxhoni ato kalori e te shpetoni nje jete?
Ky dhurim do t’ju ndihmonte te mbanit nen kontroll permasat e peshes suaj. Megjithate, gjaku mund te dhurohet në menyre te sigurte nje here në dy, apo tre muaj dhe jo me shpesh se kaq. Kjo do te jete në varesi te gjendjes suaj shendetesore dhe nivelit te hemoglobines dhe hekurit në gjak.
Trupi e zevendeson te gjithe sasine e gjakut te humbur brenda 48 oreve, pasi eshte bere dhurimi i tij; riplotesimi i qelizave te kuqe te gjakut kerkon pak me shume kohe, rreth 4-8 jave.

 

5. ZVOGELON RREZIKUN NDAJ KANCERIT

Niveli i larte i hekurit në gjak eshte lidhur me semundjet kancerogjene. Teorikisht, te dhurosh gjak vazhdimisht do te zvogeloje rrezikun ndaj ketyre semundjeve. Ka shume kerkime shkencore që vazhdojne te hulumtojne, per te kerkuar nje evidence te forte në lidhje me këtë. Megjithate, miti i vjeter që te dhurosh gjak te shkakton kancer duhet te varroset njehere e pergjithmone.

Keni akoma dyshime dhe justifikime, që ju pengojne per te vajtur e dhuruar gjak? Mos kini frike, proçedura e te dhuruarit gjak eshte mjaft e sigurte dhe aspak e rrezikshme per ju. Do te ndiqeni dhe do te merrni te gjitha udhezimet e nevojshme nga nje personel i kualifikuar, perpara se ju te dhuroni gjak.
Çfare prisni atehere?!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *