Dhuratë speciale për Krasniqin
March 19, 2019
0 comments
Share

Dhuratë speciale për Krasniqin

Boksieri shqiptar i ka marrë dhuratë një palë këpucë mjaft speciale, njërën me flamurin kombëtar shqiptar dhe tjetrën me atë të Kosovës

Haxhi Krasniqi është duke ushtruar intensivisht për sfidat e ardhshme.

Junikasi e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet së bashku me mikun e tij, të cilin e falënderon për dhuratën që ia bëri.

Në fakt, kampioni aktual i Evropës në boksin profesionist i ka pranuar një palë këpucë sportive, ku në njërën prej tyre shihet flamuri kombëtar shqiptar dhe në tjetrën flamuri shtetëror i Kosovës.

Krasniqi sivjet synon ta bëjë ëndrrën realitet për ta fituar titullin e kampionit të botës.

Krasniqi konsiderohet si boksieri më i mirë shqiptar i momentit pas sukseseve të njëpasnjëshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *