Dhimbja për humbjen e babait
Khabib Nurmagomedov përgatitet për rikthimin në kafaz një vit nga dueli i fundit. Kampioni rus i arteve marciale mikse do të duelojë në eventin UFC-254, më 24 tetor, ndaj Justin Gaethje. Në këtë event ai do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë.
Kjo do të jetë sfida e parë e Khabib pa babanë e tij, që u nda nga jeta pak kohë më parë, si pasojë e komplikacioneve prej koronavirus. “Jam i sigurt se jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njihnin kanë humbur diçka. Unë babain, të tjerët një mik, trajnerin”, tha Khabib Nurmagomedov.
“Të gjithë kanë një lidhje të fortë baba-fëmijë, por ai për mua ishte shumë i afërt. Ishim shokë. Ishim gjithnjë bashkë. Sigurisht që jam i mërzitur, mendoj për të çdo ditë, por kjo dhimbje nuk do të ndikojë në përgatitjen time”, tha kampioni rus.
Më tej, trusi paralajmëron rivalin e radjhës: “Mendoj se kjo ngjarje më ka çuar në një nivel tjetër si luftëtar, më ka bërë më të fortë. Çdo ngjarje në jetë e bën një njeri më të dobët ose më të fortë. Ju do ta shihni se çfarë më ka bërë mua”, tha Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore, 0 humbje).