Deskaj triumfin ia dedikon Ushtrisë së Kosovës
December 17, 2018
0 comments
Share

Deskaj triumfin ia dedikon Ushtrisë së Kosovës

Këtë fundjavë në Zagreb u zhvillua  “Croatia Open International” ku u paraqit me sukses kikboksieri me preardhje nga Kosova po që jeton dhe ushtron në Kroaci , Muhamet Deskaj i cili arriti të triumfoj duke mposht me K.O kundërshtarin e tij që vinte nga Osijeku, Mihael Haller. Me këtë sukses ai u shpreh shumë i kënaqur dhe gëzimin e tij e bëni edhe më madhështor duke thëne se këtë sukses ia dedikon themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kam pasur paraqitje të suksesshme në Zagreb pasi në raundën e parë e mposhta me nakaut kundërshtarin tim nga Osijeku. Normal u gëzova shumë dhe këtë sukses dua t’ia dedikoj Ushtrisë së Kosovës, vend ky nga vij edhe unë”, tha Muhamed Deskaj, i cili mund të themi lirisht se viti 2018 ka qen shumë i suksesshëm pasi sërish arriti të mbroj titullin e Kroacisë në të gjitha disiplinat. I treti ishte në kampionatin evropian në Muay Thai, poashtu i treti ishte edhe në kampionatin evropian në WAKO – K1.

Sivet ai zhvilloi edhe dy ndeshje profesinale dhe në të dyjat arrit të triumfoj. Deskaj thotë se kjo ka qen ndeshja tij e fundit për vitin që po e lajmë pas dhe pret suksese edhe më të mëdha për vitin e ardhshëm.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *