Deskaj në Itali kundër Patrigani kërkon fitore
Kosovari që jeton dhe vepron në Kroaci, Muhamed Deskaj, më 27 korrik do të ketë ndeshjen e tij të ardhshme në Profi Full kontakt edhe atë në Anzio të Italisë. Kundërshtari i tij do jetë italiani Alessandro Patriganni që njihet si një luftar që nuk dorëzohet lehtë.
Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet mirë dhe se prêt fitoren e radhës. “Në Itali do shkoj për të fituar edhe pse e di që kundër meje do kem një luftar kualitet. Ndihem mirë dhe shpresoj se do ja arrij qëllimin”, tha Deskaj. Ndryshe, ai falënderoi të gjithë afaristët që po i ndihmojnë si dhe familjen e tij që e mbështet gjithnjë kudo që paraqitet.