Deskaj kampion i Kroacisë
March 11, 2020
0 comments
Share

Deskaj kampion i Kroacisë

Gjatë fundjavës në Kroaci u zhvillua kampionati i Kroacisë në kikboks WAKO, ku serish kampion është shpall shqiptari Muhamed Deskaj (67kg) me cka edhe ka siguruar vizën për tu paraqit në kampionatin evropian që do zhvillohet në tetor në Antalia të Turqisë. Ai në finale ka arrit që të mposht kundërshtarin nga Osjeku, Mihael Haller pa probleme të mëdha. “Jam shumë i gëzuar me suksesin që arrita dhe me këtë tregova se jam në formë të shkëlqyer.

Më 20 mars kisha plan që të shkoj të ndeshem në Turqi, mirëpo ky aktivitet u anulua për shkak virusit si dhe problemeve me emigrantët që ka ky shtet. Tani unë do pushoj disa ditë kurse më pas do ti kthehem përgatitjeve për përballjet e reja që do i kem sivjet”, tha Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *