Dështim, vetëm 1,500 bileta të shitura për duelin e ish-kampionit të botës
September 13, 2019
0 comments
Share

Dështim, vetëm 1,500 bileta të shitura për duelin e ish-kampionit të botës

Mëngjesin e të dielës do të zhvillohet në Las Vegas dueli i peshës së rëndë mes ish-kampionit të botës, britanikut Tyson Fury dhe suedezit Otto Wallin.

Për promotorin e njohur të boksit, Eddie Hearn, kjo përballje është një dështim. Ai u shpreh se kjo sfidë, që zhvillohet në “T-Mobile Arena”, një stadium me gati 20 mijë vende, ka shitur vetëm 1,500 bileta.

“Nuk e shoh këtë duel si një sfidë boksi por si një shfaqje “show”. Organizatorët dhe boksierët nuk kanë arritur ta promovojnë këtë sfidë. Ata kanë shitur vetëm 1,500 bileta. Askush nuk do të shkojë për ta parë atë përballje. Fury ka humbur fansat, ndërsa ne po shohim përpara për të organizuar një revansh model mes Joshua dhe Ruiz”, tha Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *