Dervishi bëhet kampion në Lojërat ballkanike
November 13, 2017
0 comments
Share

Dervishi bëhet kampion në Lojërat ballkanike

Karateisti i talentuar i KK Uskana nga Kërcova, Nuredin Dervishi (i lindur në vitin 2008) ka shkëlqyer në Lojërat Ballkanike të karatesë në Novi Sad të Serbisë, mbajtur nga 10-12 nëntor.
Ai është shpallur kampion  në kategorinë e të lindurve në vitin 2007/08, në kata individuale për meshkuj me pesë fitore nga po aq luftëra.

Ndeshjen e parë e pati me Marko Vukasinovic (Serbi) të cilin e fitoi me rezultat 5:0, në ndeshjen e dytë e eliminoi serbin tjetër Jakovljevic Vasilej po me rezultat bindës fitoi 5:0. Në luftën e tretë u ndesh me malazezin, Zemam Niksa, i cili pati fatin dy e serbëve, duke e mundur me rezultat 5:0.  Edhe ndeshjen e katërt e fitoi po me rezultat 5-0 ndaj Dushan Cerovic nga Serbia. Dhe, në finale mposhti kroatin Files Mark me rezultat 3:2.

 

Trajneri i tij, Nexhbi Dervishi tregon se Nuredini ka qenë i vetmi garues që ka përfaqësuar Maqedoninë në këto gara ndërkombëtare. Ai poashtu njofton se garuesi i tij është edhe kampion shtetëror shkollor në këtë disipline, tre vite me radhë.
“Ai jo vetem që fitoi, por edhe mori shumë lavdërata nga paneli i gjyqtarëve dhe publiku për performansë të shkëlqyeshme që tregoi në këtë garë aq të rëndësishme”, deklaroi trajneri i KK Uskana nga Kërcova, Nexhbi Dervishi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *