Deontay Wilder mbron titullin kampion ndaj Luis Ortiz
September 20, 2017
0 comments
Share

Deontay Wilder mbron titullin kampion ndaj Luis Ortiz

Deontay Wilder, kampioni i botës ne peshën e rëndë në kategorinë WBC, do të mbrojë titullin kampion më 4 nëntor, teksa do të përballë në stadiumin e “Barclays Center” me kubanezin Luis Ortiz. Lajmi është konfirmuar sot, ndërkohë që sot të dy boksierët do të dalin në një konferencë shtypi për të promovuar këtë event, që pritet të jetë mjaft interesant.

Wilder, 31 vjeç, nuk ka asnjë humbje si profesionist, pasi i ka fituar të 38 duelet e zhvilluara, 37 nga të cilat me “KO”. Asnjë humbje nuk ka as Ortiz, 38 vjeç, që ka 27 fitore e dy barazime në 29 duelet e zhvilluara në karrierë. Pra, dy kampionë të pamposhtur të boksit, që do të kryqëzojnë dorezat për titullin kampion bote të kategorisë WBC.

Deontay Wilder, kampioni i botës ne peshën e rëndë në kategorinë WBC

Për Wilder, kjo do të jetë hera e 7-të që e mbron titullin kampion bote te fituar në janar të 2015-ës. Ky vendim për t’u përballur me Ortiz është disi surprizë, pasi pritej që Wilder të duelonte me Bermane Stiverne, por ky i fundit pritet të duelojë po më 4 nëntor, si sfidë e dytë në mbrëmjen që Wilder do të përballet me Ortiz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *