Denis Kabashiç vs Behar Sadiku në gallën e Bazelit
September 5, 2019
0 comments
Share

Denis Kabashiç vs Behar Sadiku në gallën e Bazelit

Na ndajnë edhe 9-të ditë nga eventi i madh i boksit profesionist që do të zhvillohet në “Grand Casino” në Bazel të Zvicrës e ku luftë kryesore do të jetë përballja mes Faton Vukshinaj dhe argjentinasit, Mateo Damian Vero.

Përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe dueli në mes Denis Kabasiç (ArenaRing Management) dhe vendasit Behar Sadiku (Vukshinaj Team). “Përgatitjet për meçin në Zvicër po shkojnë sipas plan programit të trajnerit dhe nga vetja po jap 100% por gjithmonë po mendoj se nuk është e mjaftueshme. Jam përgatit një kohë në Mal të Zi si dhe tek ‘Steko’ në Munich, por mendoj se do të jetë mirë. Sa i përket kundërshtarit, Behar Sadiku, nuk kam edhe shumë informata të bollshme, di vetëm se ka qen kikboksier kurse tani është fut në boks dhe ka kualitetet e tija që normal i respektoj dhe mendoj se do të jetë një përballje interesante  ku normal Sadiku do ta ketë mbështetjen e madhe sepse ai do të luftoj në shtëpi pranë publikut të tij dhe kështu unë do të duhet të jap më shumë se 100% për të arritur deri tek triumfi”, tha Kabashic, duke shtuar

“Po kthehem në ring pas 2 viteve dhe normal kam emocione, kjo është sikurse një fëmijës i merr diçka që e dëshiron dhe ia kthen pas një kohe dhe normal i kthehet buzëqeshja”, deklaroi boksieri i cili deri më tani në boksin profesionist ka zhvilluar dy ndeshje dhe të dyat i ka fituar kurse në boksin amator ka pasur shumë suksese. Duhet cekur se kjo do të jetë edhe ndeshja e parë që Kabashic me menaxherin e ri, Avdyl Salihu. dëshiron dhe ia kthen pas një kohe dhe normal i kthehet buzëqeshja”, deklaroi boksieri i cili deri më tani në boksin profesionist ka zhvilluar dy ndeshje dhe të dyat i ka fituar kurse në boksin amator ka pasur shumë suksese. Duhet cekur se kjo do të jetë edhe ndeshja e parë që Kabashic me menaxherin e ri, Avdyl Salihu.  “Normal shpresoj që së bashku të arrijmë dicka dhe ajo rrugë nuk do të jetë e lehtë për mua sepse boksi është i rëndë dhe dhashtë zoti të na rruaj edhe nga lëndimet kurse unë do të jap maksimumin”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *