“Dënimi i Khabib po kthehet në barsaletë, t’i hiqet titulli kampion”
Tony Ferguson, ish-kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në artet marciale mikse, synon të marrë titullin kampion të këtij Divizioni, por ende gjithçka në këtë peshë është në dilemë. Kampioni në fuqi Khabib Nurmagomedov është i pezulluar pa afat nga Komisioni i Sportit në Nevada dhe në fund të janarit mund të merret një vendim. Por kjo kohë e gjatë pa mbrojtur titullin konsiderohet si “kohë e çuar dëm” nga Ferguson, që mendon se titulli duhet të dalë vakant nga UFC-ja.
“Me mua vepruan kështu, kur u tërhoqa dy herë për shkak të dëmtimeve, më hoqën titullin e përkohshëm. Ne që synojmë titullin në këtë peshë nuk mund të presim pafundësisht, kjo situatë po bëhet qesharake. Dana ëhite duhet të marrë një vendim dhe të na japë mundësinë që të duelojmë për titullin dhe jo ta mbajë peng atë. Unë jam sfidanti numër 1 për titullin në këtë peshë, ndaj i trembem padrejtësive. Unë jam gati”, tha Tony Ferguson, 24 fitore e 3 humbje në artet marciale mikse.