Dënim ekzemplar për ish-kampionin e UFC
April 10, 2019
0 comments
Share

Dënim ekzemplar për ish-kampionin e UFC

Ish-kampioni i UFC, TJ Dillashaw, është pezulluar për dy vite nga agjencia e dopingut të Shteteve të Bashkuara pasi ka dalë pozitiv për erythropoietin, një prej hormoneve më stimulues që mund të ekzistojë.

Dillashaw nuk e ka kundërshtuar pezullimin. Sipas ESPN, pezullimi dyvjeçar është maksimali për këtë substancë nën rregullat e UFC.

Dillashaw është luftëtari i dytë i UFC që ka dalë pozitiv me EPO që prej vitit 2015. EPO është një hormon që simulon qelizat e kuqe të gjakut dhe të rrit fuqinë.

Dënimi i amerikanit ka nisur në datën që është marrë prova e urinës, pra më 18 janar. Ai do të jetë në gjendje të rikthehet më 18 janar të vitit 2021 dhe do të jetë 35 vjeç.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *