Dëmtohet David Haye, anullohet revanshi me Tony Bellew
November 21, 2017
0 comments
Share

Dëmtohet David Haye, anullohet revanshi me Tony Bellew

Revanshi i 17 dhjetorit mes David Haye dhe Tony Bellew është shtyrë, për shkak të një dëmtimi të ish-kampionit të botës Haye. Kjo sfidë ishte e vlefshme për peshat e rënda në boks, ku përballë njëri-tjetrit do të viheshin për herë të dytë brenda këtij viti dy boksierët britanikë. Haye ka pësuar një dëmtim në bicep, që e bën të pamundur zhvillimin e kësaj sfide, e cila ishte planifikuar më 17 dhjetor, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Haye dhe Bellew u përballën për herë të parë në mars të këtij viti, me Bellew që fitoi me “KO teknik”, pas një dëmtimi që Haye pësoi në “Thembrën e Akilit”, që e detyroi edhe të kryejë një operacionin. Por pas disa muajsh negociata u ra dakord që dy boksierët të përballen sërish. Pavarësisht këtij dëmtimi në stërvitje të Haye, palët po punojnë që revanshi të zhvillohet në muajt e parë të 2018-ës, ndërkohë që gjatë kësaj jave priten lajme të reja.

Haye ne tapet pas humbjes se sfides se pare me Bellew

Jam i mërzitur që më duhet të jap këtë lajm, pasi e prisja me padurim këtë përballje të dytë me Bellew, për t’u hakmarrë. Ne po bisedojmë që kjo përballje të zhvillohet në periudhën nga 24 marsi deri më 5 maj të 2018-ës. Pavarësisht zërave se kam qenë i dëmtuar prej kohësh, ju konfirmoj se kam qenë në formë të shkëlqyer, si asnjëherë më parë këto vitet e fundit. Mezi po pres që të rikthehem në ring, për të rishkruar historinë e sfidës time me Bellew. Pësova një incident gjatë një séance stërvitore, ndonëse kam bërë qindra të tilla më parë. Rrëshkita dhe u dëmtova, duke e vërë të pamundur këtë sfidë më 17 dhjetor. Kam nisur që tani procedurat e duhura për rikuperim dhe sapo të jem rikuperuar 100% do të rikthehem në palestër, duke nisur rehabilitimin e krahut brenda 2-3 javëve. I kërkoj ndjesë Tony dhe stafit të tij, fansave tanë që i lashë të zhgënjyer, por ju premtoj se do ta mbyllim këtë sfidë në muajt e parë të 2018-ës”, tha Haye në një deklaratë për mediat.

Haye dhe Bellew gjate duelit te pare

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *