Dëmtimi më i çuditshëm i historisë, flet ylli i UFC: Mu ndanë b***t në dysh
Ylli i UFC Bryce Mitchell ka zbuluar se ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në “qesen e herdheve” gjatë një aksidenti të çuditshëm në stërvitje.
Mitchell ka postuar një mesazh në mediat sociale duke informuar tifozët se si ka ndodhur.
23-vjeçari shkruan: “Kisha stërvitje sot por mu ndanë b***t përgjysmë. Tani më duhet t’i qep.
“Isha duke mbajtur një tabelë mbi kokë me një vegël ushtrimesh në pantallona. Po lëvizja tabelën kur vegla u shkëput dhe mu ngatërruan topet në të.
“Lashë tabelën dhe u mundova të rivendosja veglën por b***t më ishin ndarë në dysh. E kam seriozist.
“Nuk mund të bëj një foto por po ju tregoj mbathjet.”
Pesha pupël, i cili është i pamposhtur në UFC, pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të tmerrshëm.