DEMTIMET SPORTIVE – SHKAKU DHE RREGULLAT PER T’I PARANDALUAR
Nje stretching i mire eshte jetesor per t’i mbajtur muskujt tuaj dhe kycet sa me elastike te jete e mundur. Se bashku, trajnimi i forces permes ngritjes se peshave dhe fleksibiliteti i perftuar nga stretching ju bejne qe te levizni me lehtesi dhe me efektivitet, duke ulur keshtu rrezikun per demtime dhe zvogelimin, apo eleminimin e dhimbjeve te pas-stervitjes.
Ndryshe nga ngritja e peshave, stretching eshte dicka qe mund te besh cdo dite, per te permiresuar elasticitetin tuaj. Por, mos u nxitoni. Nese beni stretch perpara ushtrimeve, ju duhet te beni nxehjen me pare. Ju nuk duhet t’i beni stretch muskujve te ftohte. Sigurohuni tu beni stretch te gjithe kyceve kryesore – lidhjeve kryesore te muskujve, qe fillojne qe nga qafa e zbresin poshte permes shpatullave, berrylave, kyceve te duarve, zones se belit, pjeses se poshtme te shpines, ijeve, gjunjeve dhe kyceve te kembeve.
Beni kujdes, qe stretching te jete i ngadalte, deri ne piken kur ndjeni nje tension te lehte ne muskul dhe mbaje per 30 sekonda.
Demtimet jane pjese e cdo lloj stervitje dhe ndonjehere mund te jene te lehta, por ndodh te jene edhe me pasoja te renda per jeten. Eshte shume e rendesishme te ndiqet rutina e duhur (nxehje, stretch, seanca stervitore, ftohje, stretch), per te minimizuar rreziqet e mundshme.
10 RREGULLAT PER PARANDALIMIN E DEMTIMEVE
- Beni nxehje trupit ashtu sic duhet.
2. Sigurohuni qe po e beni stretching ngadale dhe te plote pas nxehjes dhe perpara se te sterviteni,
3. Vishni atlete qe jane te peshtatshme dhe sipas kembes, per sportin qe beni.
4. Vishni rroba qe jane te pershtatshme sipas kushteve atmosferike aksesore mbrojtes nese jane te nevojshme per aktivitetin qe ushtroni.
5. Fillojeni stervitjen gradualisht dhe ngadale.
6. Mesoni se si te perdorni formen dhe tekniken e duhur te cfaredolloj sporti qe beni.
7. Ndaloni menjehere nese keni marrje mendsh, apo papritmas keni veshtiresi ne frymemarrje, ndieni dhimbje, apo ju mbulojne djerse te ftohta.
8. Beni ftohjen e trupit gradualisht pas stervitjes apo sportit qe ndiqni.
9. Beni stretch perseri.
10. Verini veshin trupit tuaj dhe çdo gjeje qe te rrethon.