Delijaj, i argjendtë në Hungari
February 11, 2019
0 comments
Share

Delijaj, i argjendtë në Hungari

Ardit Delijajt i ka takuar medalja e argjendtë në turneun e 63-të memorial ndërkombëtar “Bostvan Istvan”, që u mbajt në Debrecen të Hungarisë. Delijaj u mposht në finale nga holandezi, Artjom Kasparian, pas dorëzimit të meçit nga trajneri Shefki Bogujevci, shkaku i dhimbjeve në shpinë të Delijajt, njofton Federata e Boksit e Kosovës. Delijaj në kategorinë deri në 81 kilogramë shënoi dy fitore në dy ditët e fundit, për t’u kualifikuar në finalen.

Pjesëmarrës në turne ishte edhe boksieri tjetër, Shpëtim Bajoku, i cili u mposht në luftën e parë të kategorisë -64 kg. Në turne morën pjesë 27 shtete të botës me 182 boksierë, ku në mesin e tyre kishte edhe kampion bote dhe medalistë Olimpikë. Në turne dhe në finale, drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *