Deklarata e parë e McGregor pas arrestit
March 13, 2019
0 comments
Share

Deklarata e parë e McGregor pas arrestit

Donor McGregor ka bërë deklaratën e parë pas arrestit të së hënës. Ish-kampioni i UFC ka postuar një fotë në orët e para të së martës, vetëm disa orë pasi u lirua nga një rajon policor në Miami.

“Durimi është një virtyt mbi të cilin vazhdoj të punoj,” shkruan McGregor në Instagram. “I dua fansat e mi. Faleminderit të gjithëve.”

McGregor akuzohet se i ka përplasur nga dora celularin një personi në orët e para të mëngjesit pranë një klubi nate.

Mcgregor thuhet ta ketë shkelur celularin më pas, dhe është larguar. Viktima i ka thënë policisë se telefoni është dëmtuar dhe kishte vlerën 1,000 dollarë.

Ai ishte duke tentuar të bënte një foto të McGregor, kur luftëtari irlandez ja mori  nga dora me dhunë.

McGregor u arrestuar gjysmë ore më pas dhe duhet të paguante 12,500$ për të dalë nga paraburgimi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *