Deklarata befasuese e Dana White: McGregor mund të mos duelojë më
November 29, 2017
0 comments
Share

Deklarata befasuese e Dana White: McGregor mund të mos duelojë më

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka befasuar të gjithë mëngjesin e sotëm kur ka thënë se Conor McGregor mund të mos ngjitet më në kafaz, duke deklaruar se kampioni irlandez i arteve marciale mikse mund t’i ketë thënë një herë e përgjithnjë lamtumirë këtij sporti. “Ne po negociojmë me atë, por nuk e dimë nëse ai ka dëshirë të rikthehet më në kafaz. Ai fitoi 100 milionë dollarë nga një ndeshje boksi, çfarë kërkoni më shumë. ka njerëz që punojnë gjithë jetën, duke u bërë avokatë dhe nuk i fitojnë dot gjithë ato parà. Paraja ndryshon gjithçka, megjithatë ne do të vazhdojmë të bisedojmë me të”, u shpreh Dana White.

Kampioni irlandez Conor McGregor

Sa herë që flasim për Conor McGregor asnjëherë nuk e dimë se si do të shkojnë ngjarjet. Është unik, e dua shumë atë djalë, është argëtues… por kur sheh se ka bërë gjithë ato parà, të cilat i ka merituar. Ne nuk mund ta paguajmë Conor aq shumë sa ai kërkon”, u shpreh më tej numri 1 i UFC-së. Ai u shpreh se dënimi që ka marrë irlandezi, pas incidentit në Bellator 187, kur u ngjit në kafaz dhe sulmoi e ofendoi gjyqtarin, nuk ka lidhje me situatën e krijuar. “Ne donim që ai të kthehej në kafaz në fund të këtij viti, por Conor nuk ishte gati”, tha Dana White. Irlandezi nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2016, kur u shpall kampion bote në peshën e lehtë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *