Debuton me suksese KM Mentaz Allajbegu kurse Beni Allajbegu i shpërblen financiarisht
September 18, 2017
0 comments
Share

Debuton me suksese KM Mentaz Allajbegu kurse Beni Allajbegu i shpërblen financiarisht

Klubi i mundjes “Mentaz Allajbegu nga Prishtina ka debutuar me një garë zyrtare edhe atë në Turneun e pare “Dëshmoret e Kombit” që u organizua në fundjavë nga KM SHARRI dhe Federata e Mundjes së Kosovës.

Klubi simpatik arriti të fitoj pesë medalje të bronzta që i morën: Amar Makolli, Lenard Matarova, Rinor Makolli, Eron Alija dhe Dren Syla. Beni Allajbegu mori një shembull për të përshëndetur dhe në shënjë falënderimi por edhe si dhurat për sukseset e arritura të njejtëve iu ndau shpërblime financiare.

“Në qytetin e Hanit te Elezit debutoi klubi me emër të të madhit Mentaz Allajbegu dhe menjëherë u stolisën me 5 medalje që duhet përshëndet. Ju urojme suksese edhe ne te ardhme garuesve dhe trajnerëve që po sakrifikojnë me ndershmëri dhe sakrifica te ndryshme. Unë ne emër te Mentazit dhe Timin së bashku me stafin trajnues dhe drejtues do shpërblejmë  pjesëmarrësit të fitores me çmime simbolik, pra ti gëzojmë dhe stimulojmë nxënësit, secilin nga 5 medalistet me nga 50€ euro, por edhe jo medalistin gjithashtu me 50 € dhe 2 trajneret Ilir Zeka dhe Avdi Syla me nga 100€. Ju prift e mbara dhe të jetë kjo një gjest i imi stimulues për investor dhe klubeve tu japin më shumë”, tha Beni Allajbegu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *