Debutim i ëndrrave për Toni Yoka
Kampioni Olimpik në kategorinë super të rënd nga “Rio De Janiero 2016”, Tony Yoka në fundjavën e kaluar debutoi në boksin profesionist duke shënuar fitore me nokaut teknik në raund të dytë. Yoka përballë pati amerikanin Travis Clark i cili ishte i pamposhtur me bilanc prej 12 meçe, 12 fitore (8 KO).
Kjo ishte humbja e parë për Clark. Ky meç u pritë që do të ishte me sfidues duke ditur se Yoka është favoritë, por që amerikani Clark ishte i frikësuar dhe tregoi shumë pak, sigurisht nga ajo që kishte dëgjuar për franqezin. Gjithsesi shikuesit panë pak, panë vetëm Yoka-n i cili në raundin e dytë arriti të fitoj me KO me një goditje të fuqishme në nofull që i dha fund takimit. Nga francezi Yoka pritet shumë. Yoka ka rezultate madhështore nga boksi olimpik.
Ai me 2015 në kampionatin evropian në Baku të Azerbajxhanit doli i treti duke fituar të bronztën. Po atë vit me 2015 në Doha në Katar u shpallë kampion i botës duke fituar të artën. Dhe kulmi i karrierës së tij si boksier olimpik ishte medalja e artë në Lojërat Olimpike në Rio De Janiero të Brazilit me 2016.
Ju lutem shperndaje kete lajm qe te perkrahim sportistet tane kudo qe jane – Stafi i “ArenaRing”