“David Haye e ka kaluar dëmtimin, do të jetë gati për revanshin me Bellew”
November 14, 2017
0 comments
Share

“David Haye e ka kaluar dëmtimin, do të jetë gati për revanshin me Bellew”

Eddie Hearn, promotori i duelit të boksit mes David Haye dhe Tony Bellew, ka deklaruar se ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka rikuperuar nga dëmtimi dhe operacioni i kryer pas sfidës së parë dhe se Haye është gati për revanshin që do të zhvillohet më 17 dhjetor në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Në përballjen e parë, Bellew fitoi me “KO teknik” ndaj Haye, që pati një dëmtim në “Thembrën e Akilit”, duke u detyruar të pranojë humbjen. Haye, ish-kampion bote në peshat e rënda, duket se ka rikuperuar nga dëmtimi dhe është gati për t’u hakmarrë ndaj patriotit të tij në këtë sfidë të dytë.

Nga dueli i pare mes David Haye dhe Tony Bellew

Eddie Hearn ka hedhur poshtë çdo zë në lidhje me probleme të tjera fizike të Haye, duke shtuar se ai është në formë. “Mund t’ju them se David është stërvitur në mënyrë të shkëlqyer dhe gjithçka deri më tani ka shkuar mirë. Kam folur edhe me stafin e tij dhe më thanë që gjithçka është në rregull. Unë mendoj se në dhjetor do të kemi një tjetër sfidë të madhe mes tyre”, u shpreh Eddie Hearn. “Gjithçka që është thënë për Haye janë gënjeshtra, ai është në formë dhe do të jetë 100% në formë më 17 dhjetor, ku synon hakmarrjen. Eventi do të zhvillohet normalisht”, tha Hearn,

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *