Darren Till: Jam më i ri dhe i fuqishëm, kështu e mund Woodley
Darren Till, 17 fitore e 1 barazim në artet marciale mikse, do të duelojë për titullin kampion të peshës “welter” ndaj kampionit aktual Tyron Woodley, një që parashikohet e fortë dhe me rivalitet. Till, 25 vjeç, është 11 vjet më i ri se kampioni i botës, është më i gjatë dhe ai mendon se këto detaje do të bëjnë diferencën në duelin që ata do të zhvillojnë në kafaz. Dy sportistët do të duelojnë më 8 shtator në eventin e UFC-228, që zhvillohet në Dallas.
“Gorilla” u shpreh se edhe vetë nuk e priste që të kishte këtë avantazh ndaj Woodley. “Këto janë gjëra që bëjnë diferencën në një duel të tillë. Do të përdor të gjitha avantazhet që më jep fiziku im për ta mundur. Jam edhe më i ri, më i freskët dhe gati për të marë titullin kampion. Gjithsesi, Tyron është një rival i fortë, ka përvojë dhe ka krahë të fuqishëm, ndaj nuk ka për të qenë e lehtë, por jam gati”, tha Till.