Dardani ndeshje titane në Kërçovë ndaj Mirko Crnov
Vetëm edhe 11 ditë nga spektakli i madh që do të zhvillohet në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana”, kurse portal “ArenaRing” po vazhdon ti prezantoj çdo ditë garuesit që do paraqiten në këtë eveniment. Një luftë titane pritet të zhvillohet në 91kg kur do ndeshen kosovari i cili jeton dhe vepron në Austri, Dardan Avdylaj dhe kroati që jeton në Sarajevë, Mirko Crnov.
Ai ka një trup të mirë, të qëndrueshëm dhe me masë muskulore, ku deri më tani ka zhvilluar 19 ndeshje, ku prej tyre ka 6 disfata. Nga ana tjetër, Dardan Avdylaj, me sportin e Kikboksit ka filluar të merret qysh në moshën 15 vjeçare kurse shkaktar ka qen vëllai i tij Hekurani i cili është një sportist i madh dhe poashtu do të ndeshet në Kërçovë me maqedonasin Borçe Ivanovski. Ndryshe, Dardani është kampion i Evropës dhe deri tani ka zhvilluar 25 ndeshje, ku prej tyre 20 fitore, 8 me KO.
Ai beson se në ndeshjen në Maqedoni do të arrij deri te triumfi i radhës. “Jam shumë i motivuar dhe pres me padurim të ngjitëm në ringun e Kërçovës sepse e di se do kemi edhe shumë publik që do të na përkrahin. Mendoj se do jetë një spektakël ku unë do arrij edhe deri tek triumfi”, tha Avdylaj. Cekim se ne ketë eveniment për titull botë do të ndeshet 12 herë kampioni i botës, Shemsi Beqiri dhe Burim Aliu i cili ka një karrierë të shndritshme.
Tiketat tani më në shitje
Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).
Çmimet janë:
-në tribun 600den (apo 10€)
-në ring 1200den (apo 20€)