Dardan Cena i artë, Anes Veseli i bronztë në turneun në Slloveni
October 22, 2018
0 comments
Share

Dardan Cena i artë, Anes Veseli i bronztë në turneun në Slloveni

Dardan Cena (-50kg) është stolisur me medaljen e artë për grupmoshën U16, duke fituar katër ndeshje.

Ai në ndeshjen e parë mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Ukraina, Vladyslav Vlasenko.

Në ndeshjen e dytë mposhti po ashtu me 2 Wazaari garuesin nga Sllovakia, Dalibor Strmen.

Dardani në gjysmëfinale mposhti me Ippon garuesin nga Sllovenia, Skrget Nejc.

Në finale Dardani mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Kroacia, Dani Klacar.

Kurse për grupmoshën U18 humbi në ndeshjen e parë dhe pastaj edhe në repesazh.

Anes Veseli (-81 kg) U16 është stolisur me medaljen e bronztë me 2 ndeshje të fituara dhe një humbje.

Në ndeshjen e parë humbi me 2 Wazaari kundër garuesit Kroat, Ivan Çupiç.

Në repasazh mposhti me 2 Wazaari Ukrainasin, Illya Petrov. Për medalje të bronztë Anesi mposhti me Ippon Holandezin, Silvan Bulthuis. Anesi u ndesh edhe për grupmoshën U18 ku fitoi një ndeshje dhe humbi 2. Odeta Bajraktari (-48kg) U16 u rendit e 7-ta, në ndeshjen e parë fitoi, pastaj humbi 2 ndeshje. Fationa Kasapi (-57kg) U18 fitoi ndeshjen e parë kurse u eliminua në të dytën.

Art Veseli (-55kg) U18 fitoi 2 ndeshje dhe humbi në të tretën, pastaj humbi edhe në repasazh.

Arber Nikqi (-60kg) U18 fitoi në ndeshjen e parë dhe humbi në të dytën.

Loris Sharapolli (-60kg) U16 fitoi ndeshjen e parë e humbi në të dytën, pastaj në repasazh fitoi 2 ndeshje e humbi në të tretën, për të u renditur në vendin e 7-të.

Rios Kuka (-90kg) U18 ishte i lirë në ndeshjen e parë, pastaj humbi 2 ndeshje dhe u rendit i 7-ti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *