Dardan Avdylaj pret fitore ndaj Svacina
Dardan Avdylaj, boksieri me preardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Austri, të shtunën do të zhvilloj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij do të jetë çeki, Jiri Svacina. Për këtë përballje Avdylaj thotë se është përgatit maksimalisht dhe se pret fitore.
“Kundërshtarin shumë pak e njoh, vetëm e di se ka mbi 40 ndeshje, mirëpo kjo nuk më pengon që unë të tregoj kualitetin tim në ring dhe në fund të dal fitues. Ftoj të gjithë fansat e mi të më mbështesin dhe në fund të gëzohemi së bashku”, thotë për portalin për sporte luftarakë “ArenaRing|, Avdylaj. Cekim se ndeshjen e fundit, kosovari e ka pasur para 3 muajve kur kishte mposhtur Milosh Mandic me ndërprerje.