Dardan Avdylaj duke kërkuar suksesin botëror
March 8, 2018
0 comments
Share

Dardan Avdylaj duke kërkuar suksesin botëror

Dardan Avdylaj, me sportin e Kikboksit ka filluar të merret qysh në moshën 15 vjeçare kurse shkaktar ka qen vëllai i tij Hekurani i cili  poashtu është një sportist i suksesshëm.  “Vëllai gjithnjë më motivonte dhe më merrte të jem afër tij në stërvitje dhe ushtronim së bashku në GYM23, ku trajner personal kam Nebil, Enes Osmanovic dhe Christian Bauer.  Ndeshjen e parë në ring e kam zhvilluar pas 5 muajve kundër një austriaku të cilin e mposhta me pikë, kurse më pas edhe u rënditën sukseset e mija vazhdimisht. Kështu në karrierën time kam arrit dy herë të bëhem kampion i Austrisë (2016 dhe 2017), kurse kam edhe titullin e kampionit evropian nga viti i kaluar”, tha Avdylaj, duke shtuar se mbështetje të madhe ka pasur edhe nga familja. “Familja gjithmonë na ka ndejtur afër si mua ashtu edhe vëllait tim dhe përkrahjen vazhdojmë ta kemi në çdo ndeshje”. Ndryshe, nesër më 17 mars, Dardani do të ngjitet në ringun e Linzit. “Jam i pagatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpresoj se do arrij deri tek triumfi, kurse takimin tjetër e kam menjëherë më 29 prill por në Gjermani”. Ai shton një moment të veçante që i ka ndodh në jetë e që e ka gëzuar shumë. “Gjermaninë e njoh si një vend ku kam edhe fat sepse ka pas një moment kur në një event jam ngjit në ring tre herë për një mbrëmje dhe në fund e fitova garën”, deklaroi Dardan Avdylaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *