Dana White zbulon kundërshtarin e radhës së kampionit St-Pierre
November 6, 2017
0 comments
Share

Dana White zbulon kundërshtarin e radhës së kampionit St-Pierre

Duket si sfida më e mundshme për Georges St-Pierre.

Të shtunën në mbrëmje, ish-kampioni i peshës ‘welter’ në UFC është rikthyer në Oktagon katër vite pas një pushimi për t’u ndeshur me kampionin e peshës së mesme të UFC Michael Bisping në UFC 217, që u zhvillua në Madison Square Garden të New York.

Pas dy raundesh kompetitive, St-Pierre ka mundur Bisping me një mbytje nga mbrapa për t’u bërë kampioni i peshës së mesme.

Tashmë kundërshtari i ri i tij do të jetë australiani Robert Whittaker.

Presidenti i UFC Dana White e konfirmon këtë lajm: “Kundërshtari i radhës do të jetë Whittaker.

“Nuk e di se çfarë po ndodh me GSP për momentin. Ai ka shkuar në spital për të qepur hundën. Bisping ishte shumë mirë dhe i ka shkaktuar shumë dëme. Do të shohim si është e më pas do të flasim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *