Dana White synon 2 milionë PPV nga dueli mes Nurmagomedov dhe McGregor
August 8, 2018
0 comments
Share

Dana White synon 2 milionë PPV nga dueli mes Nurmagomedov dhe McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se nga eventi UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, pret të realizojë 2 milionë PPV (pay per view-paguaj për të parë). Në këtë event do të zhvillohet sfida e madhe e arteve marciale mikse mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, duel i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e lehtë. Interesi i madh që ka sjellë kjo përballje, që pas incidentit në eventin e UFC-223, kur irlandezi krijoi atë incident të madh në Nju Jork, mund të përkthehet në një fitim të madh për sportistët nga shitja e së drejtës televizive.

Duke parë rivalitetin e madh mes dy sportistëve, ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit që p;rej eventit të UFC-223, parashikimi është që të realizojmë 2 milionë PPV gjatë eventit të UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor“, u shpreh Dana White, presidenti i UFC-së. McGregor nuk duelon që prej nëntorit 2016 dhe gjatë kësaj periudhe humbi pa u ngjitur në kafaz njëri pas tjetrit si titullin e peshës “welter” ashtu dhe atë të peshës së lehtë. Ndërsa vjet, irlandezi debutoi në boks në një sfidë epike me Floyd Myëeather, ku u mund më KO, por në fund arkëtoi 100 milionë dollarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *