Dana White shpreh dëshirën: Shpresoj që Rousey të rikthehet në kafaz
November 30, 2017
0 comments
Share

Dana White shpreh dëshirën: Shpresoj që Rousey të rikthehet në kafaz

Ronda Rousey nuk është tërhequr zyrtarisht nga sporti i arteve marciale mikse, ndaj unë kam dëshirë që ta shoh sërish atë në kafaz”, ka qenë komenti i sotëm nga presidenti i UFC-së, Dana White, që i ka hapur sërish dyert ikonës së këtij sporti. Rousey nuk duelon në kafaz që prej 30 dhjetorit, kur u mund me “KO” nga Amanda Nunes, ndërkohë që është përfolur se ajo mund të kalojë në WWE.

Ronda Rousey synon nje karriere ne WWE

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me të, por jam interesuar që të rikthehet edhe pse ajo ka fituar shumë parà nga UFC-ja. Ajo është super e lumtur nga jeta që po bën, po udhëton më shumë, del më shumë darkave jashtë, po bën gjëra që nuk i ka bërë më parë. Imagjinoni, ajo nuk ka patur më parë një jetë private siç e ka tani”, ka thënë Dana White, që fton ikonën e arteve marciale mikse të rikthehet në kafaz.

Ronda Rousey ikona e UFC-se

Numri 1 i UFC-ë, më tej tha: “Ajo nuk ka thënë kurrë mjaft, që kam mbyllur punë me UFC-në. Ajo nuk e ka mbyllur kurrë derën, ajo nuk është tërhequr nga sporti, ndaj unë besoj dhe shpresoj që ajo të rikthehet sërish”. Ronda Rousey është një nga ikonat e MMA-së, por që kur humbi titullin kampion në vitin 2015, ajo ka bërë një jetë më të rezervuar dhe këtë vit është martuar. Dana White ka thënë se pavarësisht se nuk duelon për një periudhë të gjatë, Rousey është testuar disa herë nga antidopingu amerikan dhe ka rezultuar negative.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *