Dana White përgënjeshtron marrëveshjen McGregor-Diaz për trilogjinë
September 26, 2017
0 comments
Share

Dana White përgënjeshtron marrëveshjen McGregor-Diaz për trilogjinë

Pak orë pas deklaratave se Conor McGregor dhe Nate Diaz kanë arritur marrëveshjen për t’u përballur mes tyre më 30 dhjetor, në Las Vegas, gjatë eventit të UFC-219, ka ardhur reagimi i presidentit të UFC-së, Dana White, që ka përgënjeshtruar gjithçka. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, numri 1 i arteve marciale mikse ka bërë me dije se nuk ka asnjë marrëveshje: “Nuk ka asgjë të vërtetë”, ka qenë deklarata e Dana White, duke mohuar kështu një marrëveshje për të zhvilluar sfidën e tretë mes Conor McGregor dhe Nate Diaz.

Dje u përfol se dy sportistët do të zhvilliojnë sfidën e tretë mes tyre më 30 dhjetor, për të përcaktuar se kush është më i miri. Diaz fitoi duelin e parë në UFC-196 me “submission”, ndërsa McGregor fitoi përballjen e dytë në UFC-202 me vendim unanim të gjyqtarëve. Pas këtij dueli, irlandezi dueloi dhe u shpall kampion bote në peshën e lehtë, ku mundi Eddie Alvarez, por që pas asaj sfide nuk është ngjitur më në kafaz. Ndërsa Diaz nuk duelon në kafaz që prej sfidës së dytë me McGregor. Të gjithë presin që kjo përballje e tretë të zhvillohet, dy rivalë të fortë dhe që konsiderohen si ikona të arteve marciale mikse.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *