Dana White: Miocic e kemi respektuar gjithnjë, por s’ka revansh me Cormier
August 15, 2018
0 comments
Share

Dana White: Miocic e kemi respektuar gjithnjë, por s’ka revansh me Cormier

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur  në lidhje me akuzat që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Stipe Miocic i ka bërë në lidhje me “shoë” që u zhvillua në kafaz pas eventit të UFC-226, ku amerikani humbi titullin. Daniel Cormier, pasi fitoi titullin, ftoi në kafaz Brock Lesnar, që ndodhej jashtë tij, duke konfirmuar se titullin do ta mbrojë ndaj tij dhe nuk do të ketë revansh me Miocic.

Nuk e kuptoj se përse ndihet pak i respektuar nga UFC, pasi gjithnjë e kemi trajtuar mirë, madje edhe financiarisht. Revanshi me Cormier? Për momentin nuk është në planet tona dhe besoj se e ka kuptuar që Cormier do ta mbrojë titullin me Lesnar. Kjo gjë do të ndodhte edhe nëse Stipe do ta fitonte atë përballje, sfidën e radhës do të ishte ai që do të duelonte ndaj Lesnar”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *