Dana White lavdëron McGregor
September 27, 2018
0 comments
Share

Dana White lavdëron McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White është shprehur se është shumë i kënqaur nga rikthimi në kafaz i një ikone të UFC-së si Conor McGregor, që më 6 tetor do të duelojë në eventin UFC-229 ndaj rusit Khabib Nurmagomedov, për titullin kampion bote të peshës së lehtë, që mbahet nga ky i fundit. Kreu i arteve marciale mikse shprehet se zhurma që bën irlandezi jashtë kafazit nuk e shqetëson aspak, përkundrazi rrit më shumë popullaritetin e tij dhe të UFC-së. Ndaj ai pret që eventi i 6 tetorit të thyejë rekorde shikueshmërie e të shitjeve PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Conor punon në mënyrë të jashtëzakonshme me ne, por edhe ne kemi punuar mjaft mirë me të. Ndaj dhe marrëveshjet tona gjithnjë kanë qenë të suksesshme”, u shpreh Dana White. “Zhurma që ai bën ka lezetin e saj dhe ia vlen që të krijojë sadopak rrëmujë, pasi kjo e bën edhe më tërheqës atë si sportist por edhe vetë eventin ku ai merr pjesë. Njerëzit nuk mërziten aspak nga ajo që ai thotë, ndaj dhe ata e duan. Unë shpresoj të kem sa më shumë sportistë si ai”, u shpreh presidenti i UFC-së, Dana White. McGregor ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje me UFC-në edhe për 8 duele të tjera.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *