Dana White konfirmon rikthimin e McGregor dhe emrin e rivalit
May 8, 2019
0 comments
Share

Dana White konfirmon rikthimin e McGregor dhe emrin e rivalit

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot se me 99% ish-kampioni i dyfishtë i botës Conor McGregor do të rikthehet në kafaz verën e këitj viti. “Kemi biseduar dhe së shpejti do të takohemi për të konfirmuar rikthimin e Conor në kafaz. Do të vendosim “pikat mbi i” dhe shumën që ai do të përfitojë nga kjo sfidë”, u shpreh presidenti i arteve marciale mikse.

E shoh Conor në kafaz këtë verë. Rivali? Mendoj se mund të jetë Donald Cerrone. Në fakt janë disa rivalë që mund të përballen me të dhe që mund të tërheqin publikun. Gjithsesi, duket se edhe vetë Conor e pëlqen këtë rival, por do të konfirmojmë gjithçka pasi të takohemi”, u shpreh Dana White.

Gjithsesi, ekziston mundësia që rivali i radhës të jetë Tony Ferguson, që ka thënë se do të rikthehet në kafaz këtë verë pasi ka kaluar problemet familjare. Conor McGregor ka dueluar për herë të fundit në eventin UFC-229, që u zhvillua në tetor të vitit të kaluar. Irlandezi u pezullua 6 muaj pas incidentit ndaj Khabib Nurmagomedov, pezullim që u mbyll në prill.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *