Dana White konfirmon: Nick Diaz vs Jorge Masvidal në UFC-235
December 10, 2018
0 comments
Share

Dana White konfirmon: Nick Diaz vs Jorge Masvidal në UFC-235

Presidenti i arteve marciale mikse Dana White ka bërë me dije sot se është shumë pranë marrëveshjes për të zhvilluar duelin e peshës “welter” mes dy ikonave të kësaj peshe, Nick Diaz dhe Jorge Masvidal, dy veteranë të kafazit. Me shumë gjasa, kjo përballje do të zhvillohet më 2 mars 2019, në Las Vegas, në eventin UFC-235.

Nick Diaz (26 fitore, 9 humbje e 2 duele pa rezultat në UFC) nuk duelon në kafaz që prej janarit të vitit 2015, kur u pezullua nga UFC pasi doli pozitiv me marijuana. Ndërsa sfida e fundit e e Jorge Masvidal (32 fitore e 13 humbje në UFC) daton në shtator të vitit 2017. Të dy sportistët janë veteranë në artet marciale mikse, një duel që garanton edhe shumë të ardhura.

Të dy sportistët kanë rënë dakord për këtë sfidë edhe pse ende nuk kemi firmosur një kontratë, gjë që do ta bëjmë pasi të mbyllim përfundimisht bisedimet. Mendoj se shumë shpejt, para eventit të fundit të këtij viti (UFC-232) do të kemi edhe marrëveshjen zyrtare”, u shpreh për mediat presidenti i UFC-së, Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *