Cyborg zbulon të ardhmen: UFC-ja më ka premtuar duelin me Nunes
May 30, 2018
0 comments
Share

Cyborg zbulon të ardhmen: UFC-ja më ka premtuar duelin me Nunes

Kampionia e botës në peshën pupël (featherweight) Cris Cyborg Justino i ka bërë të qarta planet e saj për të ardhmen. Ajo dëshiron që të duelojë më 6 korrik në Las Vegas, në eventin e UFC-226, mundësisht në një sfidë të madhe ndaj kampiones së peshës gjel (bantamweight) Amanda Nunes. Për momentin kjo sfidë mes dy kampioneve braziliane të arteve marciale mikse duket pak e vështirë, pasi pritet që sportistja braziliane fillimisht të duelojë dhe të mbrojë titullin me fituesen e duelit mes Holly Holm dhe Megan Anderson (UFC-225).

Në fakt, ky është plani që kam edhe pse kisha shpresuar që të dueloja me Anderson, si sfidantja numër 1 e divizionit tim. Nuk po e kuptoj shumë situatën në peshën time, ndaj kam vendosur që të dueloj dhe mbroj titullin ndaj cilësdo sportiste që UFC-ja të vendosë, pasi kushdo që do të jetë para meje do të humbasë”, tha Cris Cyborg. Sipas brazilianes, dueli me Nunes ka shumë gjasa që të zhvillohet në fundin e këtij viti, ose në fillimin e 2019-ës.

Pas duelit me Holm, unë i kërkova UFC-së që të dueloja me Nunes në korrik, pasi po merresha me dokumentat e adoptimit të mbesës time dhe kisha nevojë për kohë. Por UFC-ja më kërkoi që të dueloja në UFC-222, në një kohë të shkurtër. Pranova, por një duel me Nunes mbetet ende në objektivat e mia, pse jo në korrik. UFC-ja ma ka premtuar këtë duel me Amanda edhe pse mund të kërkojë më shumë kohë për t’u realizuar”, u shpreh me tej Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *