Cyborg rikthehet në kafaz 2 muaj pas sfidës së fundit: Jam gjithnjë gati
February 28, 2018
0 comments
Share

Cyborg rikthehet në kafaz 2 muaj pas sfidës së fundit: Jam gjithnjë gati

Mbrëmjen e së shtunës, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi i UFC-222 në artet marciale mikse. Një event që një muaj më parë rrezikonte të dështonte, por në fund u gjet një zgjidhje, me kampionen braziliane të peshës “featherweight” (pesha pupël) Cris Cyborg, që do të mbrojë titullin ndaj Yana Kunitskaya, ish-sportiste e Invicta FC. Një duel ku Cyborg (19 fitore, 1 humbje dhe një duel pa rezultat) konsiderohet favorite, ndërkohë që do të mbrojë për herë të dytë titullin kampion. Sfida e fundit e brazilianes në kafaz daton më 30 dhjetor, ndaj të gjithë u befasuan kur ajo vendosi të duelojë kaq shpejt, pas vetëm dy muajsh. “Unë jam gjithnjë në palestër dhe gati për t’u përballur me këdo”, tha Cyborg.

Cyborg pranon se ishte duke u përgatitur për një duel me Amanda Nunes, kampionen tjetër të botës, atë të peshës “bantamweight” (pesha gjel), por oferta e ardhur nga UFC për të dueluar në UFC-222 prishi disi planet e saj. “U detyrova të anulloja disa takime që kisha në Europë dhe të rikthesha në Amerikë për t’u përgatitur për këtë event të shpejtë. Por ana fizike është mjaft e mirë dhe ju garantoj se do të jem në 100% të formës time, këtë gjë do ta shihni më 3 mars. Yana do të jetë një rivale e fortë për mua edhe pse nuk e njohin të gjithë, pasi kjo është hera e parë që ajo duelon në një event të madh të UFC-së. Por ajo është stërvitur me Holly Holm, rivalen time të fundit dhe kaq mjafton”, tha Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *