Cyborg: Nëse fitoj titullin kampion, do ta mbroj ndaj Holly Holm
July 7, 2017
0 comments
Share

Cyborg: Nëse fitoj titullin kampion, do ta mbroj ndaj Holly Holm

Cris “Cyborg” Justino do të ketë më në fund mundësi në që të duelojë për titullin kampion të UFC-së, teksa do të përballet me Tonya Evinger në peshën “pupël”, në UFC-214, që zhvillohet ën Anaheim të Kaliforni, më 29 korrik. Cyborg është shprehur sot e bindur se do ta fitojë këtë duel dhe ka thënë vetëm pak fjalë në lidhje me rezultatin e sfidës së radhës. “Po, do ta fitoj atë përballje”, ka thënë Cyborg, që shkon përtej sfidës së 29 korrikut. Ajo ka përzgjedhur Holly Holm si rivalen ndaj të cilës do ta mbrojë titullin që do të fitojë ndaj Evinger.

Cris “Cyborg” Justino

Kam rënë dakord që të mbroj titullin kampion ndaj Holly Holm nëse ajo dëshiron. Kjo nuk është hera e parë që unë e ftoj atë të përballet me mua, por ajo më ka evituar gjithnjë. Unë nuk e di nëse do ta pranojë sfidën, ajo është një sportiste e madhe, një kampione dhe luftëtare e fortë. Unë mendoj se do të ishte një sfidë e bukur mes meje dhe Holm”, u shpreh Cris Cyborg, që duekt se nuk e llogarit aspak rivalën e 29 korrikut, Tonya Evinger. Cyborg do të ketë për herë të parë shansin të duelojë për titullin e peshës “pupël”, i cila është vakant.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *