Cyborg mirëpret një duel me Nunes: Përballem me këdo që më ofron UFC
January 4, 2018
0 comments
Share

Cyborg mirëpret një duel me Nunes: Përballem me këdo që më ofron UFC

Nuk kam shumë dëshirë të përballem me një tjetër sportiste braziliane, por nëse Nunes ka dëshirë të duelojë me mua, e mirëpres. Unë do të përballem me këdo që Dana White do të më vërë përpara në kafaz”, u shpreh sot Cris Cyborg, e cila mbrojti titullin kampion më 30 dhjetor, kur mposhti Holly Holm, në eventin e UFC -219. Menjëherë pas duelit qarkulluan zërat për një sfidë mes dy kampioneve braziliane, pasi Cyborg është kampione e botës ne peshën “featherweight” (pasha pupël), ndërsa Nunes është kampione e botës në peshën “bantamweight” (pasha gjel).

Nga dueli mes Cyborg dhe Holm

Por kjo do të thotë që njra nga dy sportistet duhet të ndryshojë peshë, gjë të cilën Cyborg nuk e ka në plan. “Ndihem komode në këtë peshë, ky është divizioni im dhe jam gati të përballem me këdo në këtë peshë”, u shpreh Cyborg. Një kandidate tjetër për të dueluar në kafaz me kampionen braziliane është Megan Anderson (8 fitore e dy humbje në UFC). Ky duel mes Cyborg dhe Anderson duhej të ishte zhvilluar në verën e 2017-ës, por u anullua, pasi tërheqjes së Anderson për arsye personale.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *