Cyborg: Ja arsyeja pse nuk u zhvillua sfida ime me Rousey
July 4, 2018
0 comments
Share

Cyborg: Ja arsyeja pse nuk u zhvillua sfida ime me Rousey

Ronda Rousey, pasi shkroi historinë e UFC-së prej 3 muajsh ka kaluar në sportin e WWE-së, ku kërkon të jetë sërish dominuese. Por të gjithë fansat e arteve marciale mikse nuk kanë patur mundësinë që të shijojnë duelin mes saj dhe Cris “Cyborg” Justino (kampione e peshës pupël), pasi asnjëherë nuk u arrit marrëveshja mes dy sportisteve. Para se Rousey të kalonte në WWE, kampionia braziliane e pat ftuar disa herë që të zhvillonte edhe një përballje të fundit ndaj saj në kafaz por pa suksaes, ndaj kjo sfidë do të mbetet vetëm një fantazi për dy sportistet.

E kam ftuar disa herë, por asnjëherë Ronda nuk pranoi dhe në fund vendosi të largohej nga UFC-ja. Për fat të keq, kjo sfidë nuk ka për t’u zhvilluar ndonjëherë dhe ky është pengu im më i madh. Arsyeja është e thjeshtë: Ronda ka patur gjithnjë frikë nga unë dhe është përpjekur gjithnjë që ta evitojë përballjen me mua. Edhe pse fansat e kanë dashur këtë sfidë, ajo e refuzoi, UFC-ja nuk pranoi, pasi donte të ruante imazhin e Ronda. Ajo përdori emrin tim për të rritur famën e saj dhe në fund u tërhoq. Ronda dueloi me Holm, Nunes por jo me mua”, tha Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *