Cyborg: Edhe dy ndeshje në UFC, më pas kaloj në ring
May 8, 2018
0 comments
Share

Cyborg: Edhe dy ndeshje në UFC, më pas kaloj në ring

Kampionia braziliane e peshës “featherëeight” (pesha pupel) në artet marciale mikse Cris “Cyborg” Justino, përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të ndryshojë sport. Cyborg synon të mbrojë titullin kampion edhe në dy përballje dhe në vitin 2019 do të nisë të boksojë. Jo vetëm kaq, por vetë Cyborg ka konfirmuan se synon të përballet me Cecilia Braekhus, kampionen e botës në peshën “pupël”, e cilësuar si boksierja më e mirë.

Cyborg ka postuar një foto, ku mban në krahë gjerdanin e kampiones së botës si dhe ka të veshur një bluzë, ku shkruan “Cyborg-Braekhus, sfida e ardhshme e boksit në vitin 2019”. Kampionia braziliane duket se ka dëshirë të ndjekë gjurmët e Conor McGregor, që pasi u bë një ikonë në UFC, vendosi të duelojë ndaj Conor McGregor në ring, por u mund. Kjo përballje mes Cyborg dhe Braekhus shtë planifikuar që të zhvillohet në verën e vitit 2019.

Hera e fundit që Cris Cyborg ka dueluar në kafaz ka qenë 3 marsi i këtij viti, kur në UFC-222 mundi me “KO teknik” rusen Yana Kunistakaya, çka do të thotë që ka kohën e mjafrtueshme për të zhvilluar edhe dy sfida të tjera në artet marciale mikse para se të largohet për në ring. Ende nuk dihet se ndaj kujt do ta mbrojë Cyborg titullin kampion, por duket se sportistja 32-vjeçare braziliane ka nisur që tani të planifikojë të ardhmen dhe debutimin e saj si boksiere.

Ariel Helwani

@arielhelwani

This is what @criscyborg wore to the GGG fight last night (belt included). Note the shirt. Cecilia Braekhus is arguably the best female boxer in the world. Cyborg has two fights left on her current UFC current. She wants to explore that fight in boxing when she can.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *