Cyborg e habitur nga vendimi i UFC-së: S’më kanë kontaktuar, lajmin e mësova nga mediat
December 27, 2018
0 comments
Share

Cyborg e habitur nga vendimi i UFC-së: S’më kanë kontaktuar, lajmin e mësova nga mediat

Cris “Cyborg” Justino u shpreh e habitur nga vendimi i presidentit të UFC-së, Dana White, për të spostuar eventin UFC-232, që zhvillohet më 29 dhjetor, nga Las Vegasi në Los Anxhelos. Vendim që u mor vetëm 6 ditë para zhvillimit të këtij eventi. Cyborg, e cila do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “featherweight” (pesha 61-66kg) ndaj Amanda Nunes, në një derbi brazilian, u shpreh se nuk është kontaktuar nga UFC-ja për këtë ndryshim dhe se lajmin e ka mësuar përmes medieve.

Kjo është një çmenduri. Supozohet që ata duhet të kontaktojnë, të gjithëve ne që duelojmë dhe të marrin miratimin tonë, pasi ne jemi të gjithë partnerë. Por ata nuk më kanë kontaktuar. Unë do të mbroj titullin dhe kjo nuk është shaka. Të paktën të flisnin me menaxherin tim. Nuk më pëlqen kjo mënyrë, se si u mor ky vendim. Unë përgatitem për të dueluar në Las Vegas dhe papritur mësoj se do të dueloj në Los Anxhelos. E paimagjunueshme ajo që ndodhi”, tha Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *