Cyborg: Dueli ndaj Nunes do të jetë i fundit në karrierë
July 16, 2018
0 comments
Share

Cyborg: Dueli ndaj Nunes do të jetë i fundit në karrierë

Cris Cyborg nuk është aspak e kënaqur me shtyrjen e duelit të madh në UFC mes saj dhe Amand Nunes, dy kampione të arteve marciale mikse, të dyja braziliane dhe ikona të këtij sporti. Nunes pat deklaruar ditën e shtunë se është gati për këtë përballje më 29 dhjetor, në eventin e UFC-232, duke nënshkruar edhe kontratën. Por Cyborg mendon se kjo datë është shumë e largët, 10 muaj nga dueli i saj i fundit, në mars.

Nunes fton Cyborg te duelojne ne eventin e UFC-232

Nëse Amanda ka nevojë 6 muaj për t’u përgatitur për këtë duel, në fakt 12 muaj, pasi më ka sfiduar në dhjetor të vitit të kaluar më duket e tepruar. Është njësoj sikur dikush të troket në derë dhe të thotë që nuk dua të përballem me ty dhe më pas më thotë prit, se kam nevojë një vit për t’u bërë gati. Kur vendos të sfidosh dikë, duhet të jesh gati për atë sfidë, ndaj kjo situatë më duket një fyerje karshi meje”, tha Cyborg.

Unë nuk e kam problem të përballem me Amanda më 29 dhjetor, ajo kërkon kohë më shumë për t’u përgatitur. Unë mendoj se mund të zhvilloj edhe një duel tjetër para sfidës me Nunes, pasi kur duelon paguhesh. Ka shumë vajza në peshën time që duan të duelojnë për titull dhe ato nuk mund të presin kaq gjatë. Gjithsesi, dueli me Nunes do të jetë i fundit në UFC për mua, pasi kontata ime skadon në mars”, u shpreh Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *