Cyborg akuzon Nunes: Për brazilianët është një tradhëtare
September 25, 2018
0 comments
Share

Cyborg akuzon Nunes: Për brazilianët është një tradhëtare

Viti 2018 në artet marciale mikse do të mbyllet me eventin UFC-232, që do të zhvillohet në Las Vegas, ku përballja kryesore do të jetë ajo mes dy sportisteve dhe kampione braziliane, Amanda Nunes dhe Cris Cyborg. Dy kampione në dy pesha të ndryshme, me Cyborg që do të mbrojë titullin kampion të peshës “featherweight”, ndërsa Nunes është kampione e peshës “bantamweight”. Dy sportistet kanë nisur prej kohësh “luftën” jashtë kafazit, me akuza e fyerje dhe ajo që ka folur sot është Cyborg.

Sipas Cyborg, në Brazil njerëzit nuk e duan dhe respektojnë Nunes, madje e konsiderojnë tradhëtare. “Creonte është një fjalë braziliane që do të thotë tradhëtar dhe Nunes është një e tillë. Arsyeja është se ajo stërvitet në të njëjtën godinë me Colby Covington (njihet me emrin Chaos). Nuk e kuptoj se përse përfaqëson Brazilin, kur ajo thotë se e ndjen veten një sportiste amerikane”, tha Cyborg për mediat.

Covington ka fyer Brazilin, aq sa UFC-ja është e shqetësuar se ndaj tij mos kryhet ndonjë atentat. Madje UFC-ja vendosi që ndeshjen ndaj Rafael Dos Anjos të mos e zhvillojë në Brazil, por në Amerikë. Kur Nunes shkoi të stërvitej me të u konsiderua edhe ajo një tradhëtare. Por unë do ta rikthej në vend nderin e vendit tim, do ta fitoj atë duel dhe do ta bëj këtë gjë për të gjithë brazilianët”, tha Cris Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *