
Çullhaj: Titullin evropian në WBU e arrita, tani në 2019 dua botërorin
Shteti Gjerman i cili njihet që kanë dal boksier të shumtë profesionist dhe shumë të fortë po nxjerr në sipërfaqe edhe një boksier kualitativ i cili momentalisht është edhe kampion Evropë në WBU. Bëhet fjalë për shqiptarin me prejardhje nga Tirana, Armand Çullhaj i cili me boks filloi në Tiranë për të vazhduar në Munich ku edhe i pati sukseset më të mëdha. Ai vjen nga një familje boksierësh ku edhe dy vëllezërit e tij janë kampion të Shqipërisë. Në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai zbulon detajet se si ka ardhur deri tek sukseset e tija.
Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport
Çullhaj: Ме boks kam filluar qysh nga mosha 17 vjeç kurse shkaktar ka qen një shok i imi i cili stërviste këtë sport. E kam filluar në klubin Tirana ku trajner kisha Artur Kocin dhe Skender Kurti.
Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj
Çullhaj: Pas 1 viti u futa në ring dhe normal fillimi i karrierës ka qen pak i vështirë sepse kam nis direkt në boksin profesional, ku ushtrimet i boja në Tiranë dhe ndeshjet në Gjermani. Ndeshja e parë ka qen në 2008 dhe ka qen diçka e veçantë për mua ku edhe isha shumë i emocionuar. Takimi u zhvillonte në Halle Saale të Gjermanisë dhe kundërshtari ishte vendas.
Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?
Çullhaj: Jetoj në Munich të Gjermanisë dhe këtu ka qen një kohë i zhvilluar boksi, por në kohën e fundit kanë përparuar edhe më shumë.
Sukseset e juaja ?
Çullhaj: Kam qen 2 herë nënkampion i botës në WBU. Në 2011 u ndesha kundër Ronny Mittag ku ndeshja u nda barazim dhe 2014 me Tyron Zeuge ku edhe humba. Tani ne vitin 2018 u shpalla kampion Evrope ne WBU.
Ndeshja e radhës?
Çullhaj: Ka gjasa që do ndeshem më 22 dhjetor në Tiranë mirëpo ende nuk dihet.
Planet e juaja për të ardhmen?
Çullhaj: Planet e mija jetësore janë që të mbroj titullin edhe një herë dhe nga fillimi i vitit tjetër të sfidoj titullin e botës.
Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje
Çullhaj: Familja më ka përkrah gjithmonë dhe nuk jam i vetmi boksier në familje pasi kam edhe dy vëllezër më të ri që janë edhe kampionat ë Shqipërisë, Mikel dhe Matro Cullhaj
Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?
Çullhaj: Ndjenja më e mirë e imja ishte tani ën vitin 2018 kur u shpalla kampion Evropë, kurse më e keqka ka qen në vitin 2014 ku humba titullin e botës në WBU për të rinj.