Cris Cyborg nuk heq dorë,
July 13, 2018
0 comments
Share

Cris Cyborg nuk heq dorë,

Pas disa përpjekjesh të dështuara për të zhvilluar një duel ndaj Amanda Nunes, kampionia braziliane Cris Cyborg Justino nuk ka hequr dorë, por ka nisur një tjetër “sulm” ndaj patriotes së saj për një përballje të madhe mes tyre. Përmes “Tëitter”, Cyborg ka ftuar “luaneshën” që të mos fshihet për të pranojë sfidën mes dy kampioneve të botës në artet marciale mikes. Madje Cyborg ka deklaruar se eventi i UFC-228, që zhvillohet më 8 shtator në Dallas (Teksas) është koha e përshtatshme për ta zhvilluar këtë sfidë.

Mos u tërhiq Amanda, ishe ti ajo që e para e kërkove këtë sfidë, ndaj le ta zhvillojmë atë”, shkruan Cyborg, që disa herë ka ftuar Nunes për ta zhvilluar këtë përballje, mes kampiones së botës në peshën “featherweight” (pesha pupël) dhe pesha “bantamweight” (pesha gjel).

Unë kam rënë dakord për të dytën herë me UFC-në për të dueluar me ty, ashtu sikurse 4 muaj më parë. Jam gati”, shkruan më tej Cyborg, që për herë të fundit ka dueluar në kafaz në eventin e UFC-222, në mars të këtij viti. Ndërsa Nunes ka dueluar për herë të fundit në maj, gjatë eventit të UFC-224.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *