Covington sfidon kampionin Woodley, tallet me Darren Till
September 10, 2018
0 comments
Share

Covington sfidon kampionin Woodley, tallet me Darren Till

Colby Covington ka reaguar menjëherë pas ndeshjes finale të UFC 228.

Kampioni i peshës walter Tyron Woodley ka mbrojtur titullin për të katërtën herë radhazi duke mposhtur Darren Till me një mbytje D’arse, dhe tani është sfiduar nga Covington për UFC 230 që do të zhvillohet në Madison Square Garden.

“Ia dole,” shkruan Covington. “Ka ardhur koha që të ndeshesh me mua në Madison Square Garden. Kampioni amerikan ka një tjetër premtim për të mbajtur.”

Covington fitoi titullin e përkohshëm në UFC 225 por nuk e mbajti për shumë kohë pasi pësoi një dëmtim.

Covington njihet për provokimet e tij, dhe këtë herë ai është tallur me humbësin Darren Till.

“Till shko në shtëpi. Nuk je gati për elitën.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *