Cormier thyen heshtjen pas nokautit tragjik
August 1, 2017
0 comments
Share

Cormier thyen heshtjen pas nokautit tragjik

Daniel Cormier ka folur për të parën herë pas humbjes tragjike ndaj Jon Jones në UFC 214. Për shkak të pasojave të nokautit DC nuk e mori mirë humbjen. Por, kjo është diçka që pritet kur një luftëtar ndodhet në një moment të keq dhe ka vetëm njerëz, kamera dhe mikrofona rreth tij. pas një dite reflektim, Cormier shfrytëzoi Instagram për të dhënë një deklaratë pas humbjes së dytë në karrierën e tij në MMA.

“Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet. E kam ndjerë mbështetjen tuaj. Urime Jon Jones dhe ekipit të tij. Ata bënë një punë të madhe dhe morën fitoren.”

“Gjithashtu, arbitri John McCarthy, dua të kërkoj falje për sjelljen time karshi teje. Jam mirënjohës për kohën që më dhe të reagoja. Je më i miri. Gjithashtu dua të falënderoj skuadrën time dhe trajnerët e mi. Ju dua të gjithëve. Më keni përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, por në një sport kaq të rëndë janë gjëra që ndodhin. Falënderoj Dana White dhe UFC. Edhe njëherë, urime Jon Jones dhe skuadrës së tij. ju dua të gjithëve, shihemi së shpejti. DC.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *