Cormier pranon revanshin me Miocic, sfida për titull në UFC-241
May 2, 2019
0 comments
Share

Cormier pranon revanshin me Miocic, sfida për titull në UFC-241

UFC është pranë zyrtarizimit të duelit të peshës së rëndë mes kampionit në fuqi Daniel Cormier dhe ish-kampionit të këtij Divizioni, Stipe Miocic. Kjo do të jetë sfida e dytë mes këtyre dy sportistëve, me Cormier që e mori titullin kampion në korrik të 2018-ës (UFC-226) pikërisht ndaj Miocic.

Revanshi nuk dukej në horizont, por sot palët duket se kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare ditët në vijim. Mediat amerikane konfirmojnë gjithashtu se dueli do të zhvillohet në eventin UFC-241, që zhvillohet më 17 gusht, në Anaheim të Kalifornisë.

Cormier e fitoi titullin kampion të peshës së rëndënë korrik të 2018-ës, kur mundi Miocic me KO. Ky i fundit ka kërkuar gjithnjë revanshin, por Cormier nuk pranoi, duke e mbrojtur titullin ndaj Derrick Lewis në nëntor të vitit të kaluar.

Miocic, 18 fitore e 3 numbje në artet marciale mikse, nuk duelon që prej humbjes së titullit (një vit pushim). Ndërsa Cormier, 22 fitore, 1 humbje dhe 1 duel pa rezultat, nuk duelon që prej nëntorit. Ai ishte kampion i dyfishtë i botës, pasi ka qenë kampion edhe i peshës “light heavyweight” (pesha deri 94kg).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *