Cormier: Dua ta mbyll karrierën duke mbrojtur titullin ndaj Brock Lesnar
November 6, 2018
0 comments
Share

Cormier: Dua ta mbyll karrierën duke mbrojtur titullin ndaj Brock Lesnar

24 orë pas duelit të fituar ndaj Derrick Lewis, në eventin UFC-230 zhvilluar në Nju Jork më 3 nëntor, Daniel Cormier ka pranuar se karriera e tij është drejt fundit. Por kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse kërkon edhe një duel të fundit të madh para se të tërhiqet nga sporti. Madje ka piketuar edhe rivalin, Brock Lesnar, të cilin ka disa muaj që e mirëpret në kafaz.

Dueli ndaj Brock Lesnar mund të jetë i fundit i karrierës time. E pres në Las Vegas më 2 mars, në eventin UFC-235. Do të ishte diçka ideale për mua, pasi do të zhvillohet pak javë para ditëlindjes sime të 40-të. Do të dëshiroja shumë që ta mbyllja karrierën time me këtë duel dhe me një fitore të bukur e të bujshme”, u shpreh sot Daniel Cormier.

Në rast se kjo sfidë ndaj Lesnar nuk do të realizohet, Cormier pranon se do t’i japë një shans ish-kampionit të botës në peshën e rëndë Stipe Miocic, ndaj të cilit fitoi titullin e këtij Divizioni pak kohë më parë. “E meriton, këtë gjë nuk e kam mohuar kurrë. Ky ka qenë viti im më i lodhshëm, kam zhvilluar 3 duele për titull dhe i kam fituar të gjitha. Tani kam nevojë për pak pushim dhe do të rikthehem në mars”, tha Cormier.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *