Conor McGregor do të përballet me Donald Cerronen
Është konfirmuar tashmë se Conor McGregor do të përballet me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246.
Përballja në mes të dy boksierëve që janë pjesë e arteve marciale do të zhvillohet më 18 janar në Las Vegas.
Irlandezi nuk kishte boksuar që nga tetori i vitit të kaluar, atëherë kur kishte pësuar humbje nga Khabib Nurmagomedov, që eskaloi edhe jashtë ringut.
McGregor është i gatshëm që të rikthehet në UFC dhe përball do ta ketë Cerronen, e që nga tifozët ka një interesim të madh.
Për përballjen që do të zhvillohet në T-Mobile Arena, Las Vegas, të gjitha biletat janë shitur për një ditë.